Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Mijëra protestues po marshojnë drejt bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? për tu ndalur para kryeministrisë ku do të mbahen dhe fjalimet.
Kryetari Basha i është bashkuar protestuesve
Ora 11: 00 Qindra mbështetës të opozitës tashmë kanë nisur të grumbullohen në shesh. Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë. Në njërën prej tyre shkruhet ?Poshtë Edi Rama me 40 hajdutë?
Mbledhja nis në sheshin ?Skënderbej? për të vijuar me marshim drejt bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? dhe për tu ndalur para kryeministrisë.
Protesta marshim parashikohet të zgjasë 5 orë. Të paktën ky është orari që PD ka kërkuar leje në polici dhe mbi 1500 forca policie do ruajnë mbarëvajtjen e protestës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/opozita-sot-zbret-ne-proteste-ne-oren-11-ne-sheshin-skenderbej/