http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />?Borxhi nuk është tabu??Me këto fjalë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka dashur të justifikojë marrjen e borxheve nga institucionet ndërkombëtare financiare. Në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik, kryeparlamentari tha se huamarrja sjell rritje ekonomike për vendin. Kryetari i Kuvendit është koshient se buxheti për vitin 2016, nuk është aq i madh sa do të donin të gjithë. Sipas tij, arsyet vijnë nga e kaluara. Megjithatë, kreu i Parlamentit tha se buxheti i vitit 2016 garanton rritje të ekonomisë vendase.?Edhe nëse tejkalohet rritja ekonomike e parashikuar me 3.7%, besoj se nuk do të ketë vërejtje.?
