Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin për qeverisjen vendore vetëm me votat e maxhorancës. Ndryshimet përcaktuan se drejtuesit vendorë kanë të drejtë të mbajnë deri në 3 mandate nga dy qe ishte ne variantin fillestar. Opozita e kundërshtoi ligjin duke e cilësuar elektoral dhe ngriti si shqetësim shtimin e funksioneve por jo të fondeve.
Drejtuesit vendor në Shqipëri do të kenë të drejtë të mbajnë 3 mandate. Ky kufizim u vendos në ligjin për qeverisjen vendore dhe shumica u tërhoq nga varianti fillestar ku parashikonte dy mandate.
Dashamir Shehi: Treshi ka qenë gjithmonë tepëricë, katër ka qenë përjashtimi. Ju keni heq përjashtimin se treshi tepër e tepër është. Kështu që duke lënë tre nuk keni hequr asgjë ju.
Bledi Çuçi: E kufizuam deri në 3 herë zgjedhjen e kryetarit

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ministri-cuci-te-zgjedhurit-vendor-deri-ne-3-mandate/