Surprise Me!

Parlament, debat e konsensus - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-17 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Qeveria do t?i tërheqë dekoratat qe u shpërndanë nje vit me pare per 70 vjetorin e çlirimit, e nga te cilat përfituan njerëz qe kane torturuar shqiptaret gjate regjimit komunist. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama ne seance plenare gjate debatit me opozitën, pasi Sali Berisha kërkoi miratimin e nje rezolute per tërheqjen e tyre.?Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin, edhe gjithë punën e nevojshme, jo vetëm për t?i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Sali Berishës, me vendimet e Sali Berishës, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak?.Por tërheqja e qeverise nuk i ka mjaftuar opozitës dhe te dy palët kane shkëmbyer akuza, se cila parti mban përgjegjësi per privilegjet qe ende gëzojnë ish - udhëheqësit e diktaturës komuniste apo persona qe kane torturuar shqiptare. Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se ligji për statusin e veteranit i miratuar ne kohen kur ai ishte president i përjashton persekutoret, por lideri i maxhorances Rama i ka kujtuar se pikërisht kur ai ishte ne pushtet këta persona kane gëzuar privilegje. Debate per shpërndarjen e dekoratave me rastin e 70 vjetorit te çlirimit filloi nje vit me vone, kur u botua lista e plote e personave te dekoruar, mes te cilëve rezultuan edhe njerëz qe kane torturuar figura te njohura si At Zef Pellumbi. Kërkesa e Berishës nuk u pranua dhe për disa minuta seance u zhvillua normalisht me diskutime rreth projekt-ligjit per pushtetin vendor. Por ishte serish Berisha qe kërkoi një tjetër çështje jashtë rendit te ditës, tërheqjen e dekoratave qe qeveria shpërndau me rastin e 70 vjetorit te çlirimit.?Është ne nderin e parlamentit te miratoje nje rezolute, ku t?i imponoje ekzekutivit tërheqjen e dekoratave.?Pas kësaj deklarate grupi parlamentar demokrat kërkoi ndërprerjen e seancës per te marre vendime ne lidhje me vazhdimin e saj.

Buy Now on CodeCanyon