Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Melanoma është një ndër sëmundjet kanceroze të rrezikshme të lëkurës. Shkak i kësaj sëmundje është kontakti i gjatë dhe i pambrojtur nga rrezet ultra violete.
Në Shërbimin e Onkologjisë vetëm në një vit paraqiten 400 pacientë, raste të reja me sëmundje të kancerit të lëkurës të cilët kërkojnë ndëhyrjet kriurgjikale ose trajtimin me rreze.
Zonja ka udhëtuar nga Librazhdi, ka ardhur në një stad të avancuar të sëmundjes për shkak se fillimisht ka kryer mjekim të pakonsultuar me mjekun specialist.
Pacientja ka nisur trajtimin në QSUT me rreze nëpërmjet aparaturës Ortovoltazh në shërbimin e onkologjisë.
Mjeku onkolog RadioTerapeut, Orges Spahiu, tha se nëse sëmundja kapet në stadin fillestar, 95% e rasteve janë të trajtueshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/rreziku-nga-kanceri-i-lekures-400-raste-te-reja-ne-vit-trajtohen-ne-qsut/