Surprise Me!

Edicioni Informativ, 25 Dhjetor 2015, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-25 12 Dailymotion

Besimtaret e krishtere, katolike, ortodokse dhe protestante ne te gjithe vendin kane festuar lindjen e krishtit. Mbreme ne mesnate u organizuan ceremonite e shenjte ne katedralen katolike, ndersa sot ne mengjes u mbajten meshat ne kishat ortodokse. Kryepeshkopi Anastas theksoi nevojen e besimit ndaj perendise edhe ne momentet me te veshtira.

Ne meshen e mbajtur ne vatikan ati i shenjte tha se jetojme ne nje kohe kur bota eshte e dhene pas materializimit. Cdo gje duhet te kete mase- ishin fjalet e papa franceskut dhe ne kete situate lipset me shume kthjelltesi. Krishtlindja ? tha papa eshte moment kur ne duhet te zbulojme edhe njehere se cilet jemi.

Ne memorjen e gjithkujt festa e krishtlindjes dhe vitit te ri eshte e lidhur me boren. Por ndryshimet e klimes kane bere qe nga viti ne vit nderrimi i viteve te mos shoqerohet me bore dhe te ftohtin karakteristik te mesit te dimrit. Prej disa ditesh vendi eshte perfshire nga temperatura te larte e te pazakonta per kete periudhe te vitit.

Qeveria ka miratuar disa ndryshime të fundit ligjore, të cilat i hapin rrugë përfshirjes së shtetit në investime të përbashkëta me privatët. Sipas këtyre ndryshimeve, qeveria mund të bëhet bashkëpronare në projekte strategjike si në bujqësi turizëm apo energji, duke investuar drejtëpërdrejtë përmes buxhetit ose duke vënë në dispozicion asete fizike.

Per 10 ditet e ardhshme situata ne Tetove pritet te perkeqesohet akoma edhe me shume per shkak te ndotjes se ajrit. Ministria e ambjentit ka urdheruar mbylljen e shkollave fillore dhe te mesme. Kombinati Jugohrom, ndotesi kryesor I ajrit njoftoi se do te nderprese punen ne 1 janar per nje periudhe 2 mujore. Por kjo nuk shikohet sin je zgjidhje e situates.

Informacionet e siguruara nga ushtria amerikane tregojne se terroristet e ISIS-it mund te kene ligjeruar trafikun e organeve njerezore. Mes dukumenteve te sekuestruara, jane zbuluar disa urdheresa fetare te shtetit islamik, sipas te cilave te pafeve mund ti merren organet e trupit.

Buy Now on CodeCanyon