http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Në vigjiljen e darkës së Vitit të Ri, Gjeli i Detit padyshim mbetet më i kërkuari për tryezat shqiptare. Një ndër zonat e njohura për rritjen e gjelave është ajo mes Elbasanit dhe Peqinit. Por këtë vit, fermerët thonë se nuk kanë shitje ashtu si më parë. Qytetarët thonë se çmimi i gjelit te detit varion nga 6 deri 8 mijë lekë të vjetra për kilogram, shifër kjo e papërballueshme për ta. Edhe në Fier konsumatorët pohojnë se nuk përballojnë dot cmimin në rritje të gjelave të detit. Por shitësit justifikohen me cilësine e mishit të gjelave që sipas tyre janë rritur me ushqim natyrat dhe jo me koncentrate. Sinkron flasin tregtaretMegjithë rënien e fuqisë blerëse, shumë familje vazhdojnë të shfaqin interes për të blerë gjelin e detit, simbolin e darkës së vitit të ri.
