http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, foli me një gjuhë të ashpër ndaj kancelarëve të gjykatave, të cilëve u kërkoi të jenë në shërbim të plotë ndaj qytetarëve. Ai kërkoi zgjatje të orareve të punës për sekretaritë, pasi një pjesë e qytetarëve shkojnë në Gjykata për procese gjyqësore, ndërsa një pjesë tjetër presin të vijë sekretarja. Manjani kundërshtoi dhe mënyrën e hedhjes së shortit në Gjykata. Sipas ministrit të drejtësisë pritja e publikut duhet të jetë kryefjala e punës së kancelarëve, ndërkohë që kërkoi dhe njoftim të sigurte për qytetarët, në mënyrë që mos të humbin datat e proceseve gjyqësore.
