Surprise Me!

Edicioni Informativ, 29 Dhjetor 2015, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-29 8 Dailymotion

Kryeministri Rama tregoi paketen e shperblimeve per festat e fundvitit. Personat ne asistence, ata me aftesi te kufizuara dhe pensionistet do te marrin nga 2 mije leke. Ndersa nje pakete e vecante eshte per nxenesit dhe studentte e shkelqyer. Me te vleresuarit jane mesuesit dhe infermieret e dalluar.

Presidenti Nishani kthen ne kuvend ligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave. Kreu i shtetit e sheh si antikushtetuese skemen per kompesimin e ish pronareve, sikunder edhe formulen per trajtimin e dosjeve te mbetura. Sipas tij ajo bie ndesh me sigurisë juridike, barazinë para ligjit dhe të drejtën e ankimit.

Qeveria do te ofroje fond garancie per bankat qe do te japin kredi per fermeret, si menyre per te nxitur bankat te mbeshtetin bujqesine. Ministri i bujqesise Edmond panariti tha se permes nje fondi garancie prej 75 milion euro presim qe te gjenerohen mbi 300 milion euro kredi.?

Qeveria ka nisur serish betejen me varrezat e makinave qe ushtrojne aktivitet prane autostradave. Kater vjet me pare qeveria i largoi te gjithe ne nje distance 1 kilometar nga rruget, por vetem pak muaj pas aksionit ata u rikthyen, madje edhe me te fuqishem duke kercenuar me jete gazetaret qe i filmojne.

2015-ta qe po leme pas, ka qene nje viti i zi per mediat. 69 gazetare jane vrare duke kryer detyren, nga te cilet 28 jane vrare nga terroristet e shtetit islamik. Vendin e pare e mban siria me 13 gazetare te vrare, ndersa pas sulmit ne gazeten satirike Charlie hebdo, franca eshte ngjitur ne vendin e dyte.

Dy persona qe po planifikonin sulme terroriste ne belgjike jane arrestuar nga policia. Atyre nuk ju gjeten arme dhe eksploziv, por policia ka te dhena se kishin planifikuar sulme ne momentin e nderimit te viteve. belgjika vazhdon te mbetet ne gjendje gadishmerie te larte qe prej ngjarjeve te 13 nentorit ne Paris.

Buy Now on CodeCanyon