Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferëncën tradicionale të fundvitit për median nga ku fillimisht i bëri një ekspoze asaj cfarë është arritur në 12 muajtë që po lëmë pas. Reformën në Drejtësi, Rama e quajti kryefjalën e këtij mandati qeverisës dhe theksoi se ajo duhet të krijojë termet në radhët e njerëzve të drejtësisë<br /><br />Keshilli bashkiak i tiranes po vazhdon mbledhjen e fundit per kete vit, ku qe prej paradites po debaton per buxhetin e 2016-es, tarifat e reja te taksave, te cilat pesojne rritje ne disa zera si dhe disa projekte te rendesishme e te shume debatuara. Diskutimi i taksave, por edhe projektit per ndertimin e nje parkimi publik ne Parkun Rinia, ka shkaktuar perplasje te forta<br /><br />Nje vendim i fundit i qeverise u jep te drejte bashkive qe te japin me koncension nje sere sherbimesh qe lidhen me menaxhimin e hapesirave publike. Sipas tij, ne rastet kur bashkite nuk mund te investojne vete, mund te lidhin marreveshje partneriteti me sipermarres private per sherbime si parkingjet publike, kendet e lojrave, parqet dhe lulishtet e qyteteve apo sherbime te tjera .
