Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kukës dhe në Korçë kanë nisur reshjet e dëborës, ku si pasojë ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore në very lindje dhe jug lindje të vendit.
3 segmente rrugore në Qarkun e Kukësit akoma nuk u janë lidhur kontratat për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre nga dëbora.
Ndonëse sot intensiteti i lartë i dëborës që ka shoqëruar të gjithë qarkun e Kukësit ka zbardhur gjithçka e ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, ende këto rrugë nuk janë dhënë me performancë duke mospërfunduar procesin e tenderimit.
Të ndodhur para kësaj situate Prefekti i qarkut Kukës u ka kërkuar ndihmë firmave që janë të parat në listë që të pastrojnë këto akse rrugore.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nisin-reshjet-e-dendura-te-debores-3-rruge-pa-tenderim/