Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e dëborës që kanë rënë në verilindje dhe juglindje të vendit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Problemet e para janë hasur në Kukës ku reshjet e orëve të fundit dhe temperaturat e ulëta po krijojnë vështirësi në akset rurale por edhe në autostradën e Kombit.

Policia e shtetit njoftoi gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin Tuneli Thirrës-Morinë që të udhëtojnë vetëm me zinxhirë. Policia tha se së bashku me Entin Pronar të Rrugës dhe subjektin që mirëmban segmentin rrugor po punohet, me gjithë vështirësitë e kushteve atmosferike, për ta mbajtur të hapur këtë segment rrugor.

Ndërkohë prefektura e Kukësit u ka kërkuar ndihmë kompanive që pastrojnë rrugët të ndihmojnë edhe në pastrimin e tre segmenteve rrugore që nuk janë me kontrata për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre nga dëbora.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nisin-reshjet-e-dendura-te-debores-3-rruge-pa-tenderim/