Pasi palet kaluan pengesat per draftin mbi te cilin do te punohej per reformen ne drejtesi, diskutimet kane ngecur sot per ceshtjet teknike. Ekpertet nuk bien dakord per formulen e zgjedhjes se antetareve te gjykates kushtetuese. Opozita kerkon shmangien e 3/5-tave dhe apelon qe maxhoranca te gjeje kompromis, pasi sipas saj, pa u kaluar ky ngerc, reforma do te jete kozmetike.

Duke folur per situaten e rendit gjate 2015-es ministri i brendshem sajmir tahiri, tha se gjate ketij viti jane shenuar 54 vrasje, shumica prej te cilave kane qene krim brenda familjes. Tahiri tha se ka disa lloje krimesh sic ishte edhe ai I fundit ne Shkoder, qe jane te pamundur te parandalohen.

Pasi jane kthyer mbrapsht nga policia kufitare per shkak te skadimit te pasaportave te femijeve, shume emigrante kane vershuar ne zyrat e aplikimit per pasaporta. Ne durres jane krijuar radhe te gjata dhe specialistet thone se po punohet me procedure te pershpejtuar per aplikimet.

Mijera abonente mbeten pa energji si pasoje e kohes se keqe gjate nates se te henes, kryesisht ne zonat verilindore dhe rurale. Sipas OSHEE avarite me te shumta u shenuan ne zonat e Tropojës, Kukësit, Pukës por edhe ne shqiperine e mesme dhe 1.800 punonjes jane ne terren per te riparuar defektet, te cilat sipas saj, jane reduktuar.

Parkingu i pare koncensionar ne tirane, ai qe do te ndertohet nen toke ne parkun rinia, do te kete 1349 vende. Punimet per ndertimine tij sipas bashkise do te nisin se shpejti dhe paralelisht me ta do te futet ne veprim edhe rregulli i ri per pagesen ne parkimet publike te qytetit.

Pavaresisht kundershtimit te republikaneve, Presidenti Barak Obama bëri të ditur nismën e tij të re për të frenuar dhunën me armë zjarri. Obama tha se nisma parashikon zgjerimin e kontrolleve për të kaluarën e atyre që blejnë armë, zbatimin më të efektshëm të ligjeve mbi armëmbajtjen dhe shtimin e masave për shëndetin mendor.