Në mesin e problematikës me përmbytjet, nga qyteti bregdetar i Vlorës vjen edhe një lajm i kronikës së zezë.

Rreth orës 21:40 është raportuar për një vrasje me armë zjarri. Viktima është Andrea Billa 36 vjeç.

Ai është qëlluar për vdekje nga persona të paidentifikuar para banesës së tij në lagjen "Rilindja", banues në lagjen "Rilindja"

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por mësohet se viktima ishte kthyer nga Spanja para pak ditësh për pushime me rastin e festave të fundvitit.Ai njihej edhe me emrin Agim Meli.

"Nga hetimet e para hetimore mësohet se ky shtetas sapo ishte kthyer nga Spanja për pushime në Shqipëri, gjithashtu ky shtetas njihet edhe me emrin: Agim Meli. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit" informoi policia e Vlores.

Per me shume klikoni ne http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-ne-vlore-qellohet-me-arme-zjarri-para-baneses-nje-person/