Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron shqetësues rishikimin e shpeshtë të buxhetit, pasi kjo ul besueshmërinë. Ky qëndrim është dhënë në një raport mbi Vlerësimin e Transparencës Fiskale, i hartuar nga ekspertët e FMN-së me kërkesë të qeverisë shqiptare. FMN evidenton si rreziqet kryesore për qëndrueshmërinë financiare të Shqipërisë faturën e lartë të kompensimit të pronave, kreditë me probleme dhe konçesionet.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikon qeverinë shqiptare për rishikimin e shpeshtë të buxhetit, që sipas tij ka ulur besueshmërinë.
Ky qëndrim i FMN-së është shprehur qartazi në një raport mbi Vlerësimin e Transparencës Fiskale, i hartuar me kërkesë të qeverisë shqiptare nga një ekip nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të Fondit në qershor 2015.
Në raport theksohet se parashikimi fiskal dhe buxhetimi rregullohen nga legjislacioni gjithëpërfshirës në një kornizë afatmesme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/rreziqet-fiskale-fmn-kritika-per-rishikimin-e-buxhetit-minohet-besueshmeria/