Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas moratoriumit të pyjeve qeveria po përgatitet të ndërhyjë edhe në kodin penal për ashpërsimin e masave ndaj kujtdo që kryen krim mjedisor. Sipas draft- propozimit të siguruar nga Ora News, masat e reja parashikojnë deri në 15 vite burg për këdo që shkakton fatkeqësi mjedisore. Sipas burimeve të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, forcimi i penaliteteve vjen pas vërejtjeve të BE, dhe do të miratohet pasi të kalojë edhe dëgjesat publike.
Kush dëmton pyjet duke shkaktuar fatkeqësi natyrore, si rastet e përmbytjeve në vëndin tone, duhet të mendohet mirë pasi rrezikon deri në 15 vite burg.
Ky është draft-propozimi më i ri i Ministrisë së Mjedisit, e cila i është dërguar Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e që parashikon ndryshime në kodin penal për të ashpërsuar masat ndaj atyre që kryejnë krime mjedisore.
Propozimi parashikon disa masa ndëshkimore që do të futen si risi në kodin penal, mes tyre edhe veprën e shkaktimit të fatkeqësive mjedisore, si erozioni i cili vjen si pasojë e dëmtimit të pyjeve, e që do të dënohet nga 5 deri në 15 vite burg.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pas-moratoriumit-10-vjecar-gati-ndryshimi-ne-kod-15-vite-burg-kush-demton-pyjet/