TIRANË - Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkinë e Tiranës ka paraqitur mbi 30 projekte ne konferencën e donatorëve ndërkombëtarë që do të mbahet në 20 janar, të cilat synojnë jo vetëm shtimin e hapësirave të gjelbra por dhe zonave rekreative.

Drejtori i kësaj agjencie Blendi Gonxhe duke folur ne emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv theksoi se bashkia e Tiranës synon krijimin dhe rehabilitim e 4-5 parqeve të mëdha në kryeqytet.

Por Gonxhe shprehu dhe shqetësimin për mungesën e statusit për Parkun e Liqenit gjë që e lë atë të pambrojtur përballë abuzuesve.

I rikthyer në bashkinë e Tiranës pas shumë vitesh që nga koha kur drejtonte me zotin Rama, Blendi Gonxhe ka folur dhe për kryetarin aktual Erion Veliaj.

Sipas Gonxhes kryebashkiaku Veliaj ka mentalitet të hapur dhe nuk është konfliktual. Gonxhe shtoi se Veliaj ka një rol të rëndësishëm dhe ka ndikuar në rikthimin e tij në bashkinë më të madhe të vendit.