Temperaturat e ulëta që kanë shoqëruar prej ditësh rajonin e Kukësit, kanë bërë që në të gjitha rrugët të mbizotërojnë ngricat që kanë sjellë edhe një minimizim të qarkullimit të banorëve nëpër rrugë.

Probleme janë shënuar në disa rrugë të zonave të thella malore, por Rruga e Kombit qarkullohet pa zinxhirë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe në këto akse është hedhur kripë,në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të bëhet pa problem nga drejtuesit e automjeteve të vogla dhe atyre të tonazhit të rëndë.
Mjetet e firmave kontraktore janë në gadishmëri për të ndërhyrë në rastet e situatave emergjente.

Në Bashkinë Kukës probleme me qarkullimin ka Njësia Administrative Arrën.

Nga Bashkia Kukës po punohet në të gjithë territorin si nga firma kontraktore ashtu dhe me mjete të marra me kohë të kufizuar për lidhjen e të gjithë fshatrave në administrim të saj.
Aktualisht nuk ka rrugë rurale të bllokuar por qarkullimi është i vështirë oër shkak të shtresave të akullit.

Në Bashkinë Has dhe në Bashkinë Tropojë aktualisht nuk ka probleme me akset rrugore rurale.