Surprise Me!

Report TV - IKMT operacion në Himarë, së shpejti nis ndërtimi i shëtitores

2016-01-25 0 Dailymotion

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar këtë të hënë aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën turistike të Himarës. Sipas planit, IKMT do të prishë dy objekte multifunksionale me madhësi të ndryshme, njëra 684 metarë katrorë dhe tjetra 176 metër katror.<br /><br />Në zbatimin e projektit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.<br /><br />Specialistët e IKMT kanë vlerësuar se puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë, dhe IKMT së bashku me struktura të tjera kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte.

Buy Now on CodeCanyon