Surprise Me!

Report TV - Aksioni i IKMT në Himarë, banorët qëllojnë me gurë ndaj policisë

2016-01-25 4 Dailymotion

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar këtë të hënë aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën turistike të Himarës. Sipas planit, IKMT do të prishë dy objekte multifunksionale me madhësi të ndryshme, njëra 684 metarë katrorë dhe tjetra 176 metër katror.<br /><br />Sipas IKMT-së në zbatimin e projektit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.<br /><br />Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga banorët e njërit prej objekteve, të cilët kanë kundërshtuar shembjen e ndërtesës njëkatëshe duke hedhur gurë në drejtim të policisë, specialistëve të IKMT dhe medias.

Buy Now on CodeCanyon