Kryetari i Lëvizjes Socialist për Integrim Ilir Meta i sheh ngushtësisht të lidhura reformën zgjedhore me atë në drejtësi. realizimi i kësaj të fundit - tha Meta - do të vë përpara drejtësisë personat që bëjnë korrupsion me zgjedhjet, duke manipuluar e shitur votat. Një njeri që e blen votën - tha kryeparlamentar- duhet të dënohet maksimalisht dhe të bëhet shembull për të tjerët.<br />Kryeparlamentari Meta vuri në dukje problemet që Shqipëria ka pasur me zgjdhjet ndër vite, por tha se tashmë ka filluar një progres i dukshëm. Ai tha se vetë politika duhet të ndryshojë mentalitetin e të parti të zgjedhjeve si një treg të shitjes së votës.