Një i ri është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës pak pas mesditës së kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të rrugës Don Gjon Buzuku. Sipas informacioneve paraprake i riu Aleksandër Beshiri 20 vjeç është dërguar fillimisht në spitalin Rajonal të Korçës e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ka marrë plagë në këmbë.<br /><br />Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit i identifikuar si Kristo Horanli 28 vjeç, banues në Tiranë i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.<br /><br />Sipas burimeve nga policia motivet e ngjarjes lidhen me sherrin për një vajzë. Gjithashtu sipas policisë mësohet se autori, ka qënë, i dënuar më parë, për veprat penale : "Vrasja me dashje? mbetur në tëntativë si edhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit?
