TIRANE - Të gjitha ndëshkimet e vëna ndaj biznesit me gjoba nga Tatimet, do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara të paktën edhe për një muaj. Gjykata Kushtuese vendosi të lë në fuqi pezullimin e ligjit për procedurat tatimore, duke rrëzuar kështu kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave.

Sipas biznesmenit Nikollaq Neranxi ligji 99/20 nuk sjell heqjen e informalitetit të ekonomisë. Me vendimin e marrë sipas tij - doli në pah se cenohet liria e tregut në Shqipëri.

"Një ditë e shënuar për ne. Sot doli hapur se gjobat marramendëse sjellin korrupsion, nuk luftojnë informalitetin. Ne do t'i drejtoheshim Gjykatës së Strasburgut nëse do ishte vendim kundër nesh, dhe do ishte shpenzim i madh", - u shpreh kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve në Shqipëri.

Në një prononcim telefonik për Report TV Neranxi u shpreh: "Kemi ?vrarë? frikën". Vendimi sipas tij është shpresë e madhe për të vijuar jetën normale

Me hyrjen në fuqi të ligjit për procedurat tatimore në muajin janar, biznesi ju drejtua Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi pezullimin e ligjit. Ishte më tej Ministria e Financave dhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave që ju drejtuan Kushtetueses për të rrëzuar pezullimin që do t'i hapte rrugë zbatimit të ligjit.

Pritet që pas një muaji Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim se çfarë do të bëhet me ligjin për procedurat tatimore, nëse ai do të vlerësohet kushtetues ose jo.

"Vendimi i gjykatës pas një muaji besoj se do të jetë pro biznesit", - u shpreh Neranxi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur me duartrokitje edhe nga shoqata të tjera dhe grupe të interesit të prekura drejtpërdrejtë nga gjobat e larta që i janë vënë.