Surprise Me!

Report TV - Taulant Balla: Në kongresin e PS personalitete ndërkombëtare

2016-01-29 2 Dailymotion

Një ndër arsyet pse u shty kongresi i socialisteve, ishte dhe koordinimi i axhendës me të ftuarit ndërkombëtarë që dë marrin pjesë në të.

Kordinatori i qarkut Elbasan - Korçë, Taulant Balla në një intervistë për Report Tv sqaron se 19 marsi, përveç vonesave në përgatitjen e zgjedhjeve të brendshem të partisë, u caktua si datë për t?i mundësuar praninë dhe personaliteteve të rëndësishme të politikës ndërkombëtare që do të mbajnë dhe fjalime në të.

Prej kësaj të enjte do të nisë dhe zgjedhja e delegatëve. Afati limit për të mbyllur këtë proces është fundi i muajit shkurt. Afat i cili do të arrihet sipas kordinatorit, edhe pse disa rajone siç është ai Vlorë-Gjirokastër janë shumë prapa me përgatijet.

?Prej sot e deri në fund të Shkurtit është proçesi i organizimit të zgjedhjeve për delegatët e kongresit. Kam besim me punën intensive që po zhvillohet nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste do të përmbyllet i gjithë proçesi. Unë ju thashe kemi një kalendar datash dhe afatesh i cili po rrespektohet nga të gjithë? shtoi ai.

Krahas delegatëve në kongres të drejtën e votës për vendimet që do të merren në të e kanë dhe deputetet , kryetarët e ps-së në rrethe dhe pushtetarët vendorë.

Buy Now on CodeCanyon