Ka kaluar një vit nga shkatërrimi i urës së manastirit të Zvërnecit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosë solli dhe dëmtime të mëdha tek kjo urë.

Edhe pse është premtuar për investime dhe rregullime, ajo vazhdon të rrënohet akoma më shumë duke sjellë dhe rrezik për vizitorët.

Në shkatërrimin e kësaj ure ka ndikuar ngitja e nivelit të ujit të lagunës së Nartës si dhe uji i kripur që ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti.

Sot cdo vizitor i cili do të shkojë në manastirin e Zvërnecit ku ndodhet dhe Kisha e Shën Mërisë i duhet të bëjë një pagesë prej 200 lekësh për të kaluar në bregun tjetër me barkë.

Përveçse urës, në rrezik është edhe Kisha e Shën Mërisë, në të cilën kollonat mbajtëse të saj janë holluar aq shumë sa rrezikon shëmbjen e kishës 800 vjeçare të Shën Mërisë.