Spitali i qytetit të Fierit, prej vitesh vuan mungesën e stafit mjekësor, konkretisht të mjekëve pediatër, duke sjellë jo pak probleme tek pacientët që kërkojnë shërbim shëndetësor.

Në repartin e Pediatrisë, në këtë spital, prej vitesh numri i mjekëve pediatër është i ulët në krahasim me numrin e madh të vizitave që mjekët kryejnë çdo ditë.

Sipas mjekëve kjo situatë tashmë është bërë e papërballueshme, në një kohë kur në ditë të veçanta numri i vizitave arrin në mbi 100.

Gjatë këtyre ditëve, si pasojë e virozave të stinës çdo ditë marrin shërbim mjekësor në këtë repart më shumë se 100 fëmijë.

Mjekja pediatre, Alma Muka ka thënë se femijët kërkojnë shërbim shëndetësor, pasi shfaqin probleme me temperaturën e lartë, kollën, brokpleomoni, diare, të vjella etj.