Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania e sigurimeve INSIG, sipas demokatëve është prona publike e radhës që Kryeministri Edi Rama po ua merr shqiptarëve duke ja dhuruar klientëve të tij. Zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa, tha se qeveria ka hapur garën për privatizmin e kompanisë së sigurimeve, por i gjithë procesi është fiktiv pasi janë paracaktuar fituesit.
Partia Demokratike, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se po kërkon të privatizojë tek miqtë e tij kompaninë shtetërore të sigurimeve INSIG. Zëdhenësja Ina Zhupa, tha se procedurtat e privatizimit janë pa vlerë pasi fituesit janë paracaktuar.
Ina Zhupa: Kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar.Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit.Pronarët e rinj të INSIG pritet të jenë Gon Papuli dhe Gaz Demi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/privatizimi-i-insig-zhupa-procedurat-pa-vlere-fituesit-jane-paracaktuar/