Surprise Me!

Report TV - Raporti i KLSH: Institucionet 919 mln € dëm shtetit, sektorët problematikë

2016-01-30 2 Dailymotion

TIRANË - Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2015 tregon se institucionet shtetërore i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej miliona euro. Dëmet më të mëdha janë në fushën e tatim-taksave, prokurimeve publike dhe doganave.

Sipas raportit në total shtetit i është shkaktuar një dëm prej 919 milionë euro nga shpenzimet e kryera, parregullsitë dhe shkeljet financiare.

Ndërkohë nga shkeljet e disiplinës financiare duke sjellë performancë të dobët, dëmi llogaritet në vlerën 257 milionë euro.

KLSH thotë se këto shkelje financiare i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar dhe pjesërisht periudhës kohore 2011-2013.

Vetëm në sektorin e tatim taksave për vitin 2015 është shkaktuar një dëm prej 92 milionë euro, në dogana 31 milionë euro, ndërsa në fushën e prokurimeve 19 milionë euro dëm.

Gjithashtu KLSH thotë se probleme paraqiten edhe në kthimin e pronave.

Ndërkohë sipas raportit, për qytetarët janë 2 sektorët që shqetësojnë më shumë qytetarët, Administrimi financiar në masën 37% dhe Privatizimi e kthimi i pronës në masën 29%.

Për periudhën janar - dhjetor 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer në total 174 auditime, nga të cilat 158 janë të përfunduara.

Buy Now on CodeCanyon