Partia Demokratike do të mbështesë referendumet lokale kundër ndërtimit të parkingut nëntokësor tek parku ?Rinia? dhe ndërtimit në krah të Universitetit të Politeknikut në hyrje të Parkut të Liqenit. Lajmi u bë i ditur gjatë prezantimit të platformës së PD-së për Turizmin dhe Mjedisin.

Në Shqipëri nuk është zhvilluar asnjëherë referendum lokal, as në kod zgjedhor dhe as në kushtetutë nuk ka kritere specifike për to.

Ndër të tjera në tryezën e ekspertëve dhe specialistëve të fushës u diskutua mbi krijimin e një Fondi të Mjedisit dhe Pyllëzimit, ruajtjen e vlerave mjedisore, heqjen nga detyrimi për leje mjedisore e dyqaneve te vogla ne zonat e banuara (si mjet korrupsioni), monitorim të vazhdueshëm dhe raporte publike te ndotësave, infrastrukture qe respekton mjedisin sipas standarteve te BE, zbatim te ligjit dhe dënime me te ashpra për ndotësit e mjedisit dhe autoret e krimeve mjedisore, etj.

Prioritetet e turizmit në platformën e PD përfshijnë 17 pika që mbështeten ndër të tjera në uljen e taksave si ajo e TVSH në nivelin 5-10% , përjashtim nga tatim-fitimi me qëllim i ngritjes së kapaciteteve turistikë, mostaksimi i të rinjve të punësuar në këtë sektor , ngritja e një mastër plani turistik, etj.

Ndërkohë në mars PD do të miratojë programin e saj për mjedisin, pyjet dhe turizmin në të cilat ka specifikuar sipas kapitujve dhe propozime konkrete.