POGRADEC - Denis Shkëmbi një prej të plagosurve gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në lokalin e fshatit Beragozhdë, shprehet se mban mend vetëm njerëz që bërtisnin dhe që shtynin njëri-tjetrin për të shpëtuar. Ai rrëfen se si bashkëmoshatarët e tij hidheshin nga dritaret e katë të dytë të tmerruar, pasi nuk mund të dilnin dot nga dera.

"Ishim duke pirë kafe, nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Gazin nuk e ndjemë, shpërthimi ishte i menjëhershëm", shprehet ai.

Edhe Myvener Hamolli, e afërmja e 14-vjeçarit të dëmtuar më rëndë tregon për REPORT TV momentet kur pa se si të rinj të djegur kërkonin ndihmë.

"Ishte tragjedi. Djali më tha se më hodhi presioni pas shpërthimit. Kërkoj që shteti të dërgojë djalin jashtë për mjekim", u shpreh ajo.