Edhe avokatët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qarkun e Shkodrës janë kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagës së referencës për profesionet e lira. Ata e cilësojnë vendimin antikushtetues dhe paralajmërojnë se do ngrihen në protesta.

Vendimi i qeverisë për rritjen e pagës së referencës për profesionet e lira është cilësuar antikushtetues nga avokatët.

Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Gjovalin Ulndreaj bën me dije se shumë shpejt pritet të marrin masa kundër këtij vendimi, duke paralajmëruar protesta dhe kundërshtim të vendimit në Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e hënë edhe avokatët e Gjykatës së Kurbin-it u shprehën kundër këtij vendimi duke bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.