POGRADEC - Shpërthimi i pas rrjedhjes së gazit në ambientet e lokalit Muçka në fshatin Beragozhd të Pogradecit mund të ishte kthyer në tragjedi, kjo pasi në lokal ndodheshin 6 bombola dhe vetëm nga njëra prej tyre pati rrjedhjes. ReporTv sjell pamjet e pasojave të shpërthimit, ndërsa banorët tregojnë tmerrin se si shuan flakët me ujë tek të rinjtë që po digjeshin.?

"Menduam se u rrëzua një avion". Kështu e përshkruajnë shpërthimin e fuqishëm nga bombola e gazit në lokal, personat që u bënë dëshmitarë të një tmerri të vërtetë në qendrën e fshatit Beragozhdë të Dardhasit mbrëmjen e së hënës. Njerëz që janë hedhur nga dritaret e lokalit që ndodhet në kat të dytë për t'i shpëtuar flakëve, e të tjerë që teksa vijonin lojën e shahut e konsumonin birra, nuk e kishin ndjerë në asnjë çast gazin që rridhte prej një bombole të dëmtuar në këtë lokal.

Një ditë pas kësaj ngjarje tragjike me 33 të plagosur rëndë, por fatmirësisht pa viktima, Report TV sjell atë se çka mbetur nga shpërthimi. Gazetari i Report TV Arsen Rusta është gjendur në lokalin e vetëm të fshatit, ku në momentin e shpërthimit frekuentohej nga mbi 30 persona, përfshirë pjesëtarët e stafit. Duket se ka qenë një mrekulli që i ka shpëtuar të pranishmit, pasi në lokal janë gjendur 6 bombola gazi për agtim, që nëse edhe ato do të ishin problematike, bilanci i kësaj ngjarje do të ishte vërtet tragjik.

Nje nga bombolat e cila mbahej rezervë nga pronarët e lokalit ishte e çarë çka ka shkaktuar rrjedhje gazi. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e kontaktit të gazit me temperaturën e sobës së zjarri që ndodhej në mesin e lokalit. Policia ka sekuestruar bombolen per te zbardhur zyrtarisht shkaqet qe sollen shperthimin.

Sipas dëshmive të marra nga terreni, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm...lokali thuajse është shkrumbuar, karriget, tavolinat, televizori e kompjuteri që përdorej për muzikë...gjithçka e djegur. Njerëzit janë hedhur nga dritaret për t'i shpëtuar flakëve, ndersa disa kane shpejtuar te heqin rrobat e djegura nga trupi. Mbi tavolina shihen gotat e pijeve që ata kanë qenë duke konsumuar, por edhe një lojë shahu e lënë në mes.

Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa deri më tani në pranga ka rënë pronari 20-vjeçar i lokalit Romario Muçka i cili akuzohet për plagosje të rëndë nga pakujdesia dhe për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse.