TIRANE - Çdo tension në Partinë Socialiste destabilizon qeverinë. Kështu shprehet në një intervistë për Report TV deputeti Erjon Braçe duke ju referuar kritikave të ashpra të Ben Blushit, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar nëse do të ketë zgjedhje në partinë e drejtuar prej 7 vitesh nga Edi Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë.

"Ka tension në nivelin e lartë drejtues të Partisë Socialiste. Destabilizimi për kreun e PS pasqyrohet në elektorat", shprehet Braçe.

Braçe shkon edhe më tej kur thotë se "ata që po destabilizojnë qeverisjen do të mbajnë kosto".

Depueteti socialist e quan legjitim mandatin e Ramës në krye të PS-së, pasi sipas tij lideri i partisë duhet të jetë një person që ka fituar zgjedhjet. Të majtët dolën fitues në zgjedhjet e 2013-ës që i sollën ata në pushtet, por edhe në ato lokale 21 qershorin e 2015-ës.

Rregullat e paqarta statutore për zgjedhjen e kryetarit kanë prodhuar një tension të ngjashëm që në 1995 në PS. Për këtë arsye statute I cili ka ndryshuar çdo 4 vjet, duhet të marrë sipas tij një formë finale në të cilën të mos ndëryhet për të pakën 25 vjet.

"Do të bëjmë statut të PS që të mos ndryshohet në 25 vite", propozon ai.

"Kryetarët e degëve janë zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Jemi në një proces zgjedhje për të gjitha strukturat e PS", shton Braçe.