2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur në qytetin e Elbasanit, mbrëmjen e së mërkurës. Dy nga 4 të plagosurit janë nisur në gjendje të rëndë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambjentet e kompleksit "Univers", pranë Stadiumit " Elbasan Arena" në zonën e Krastës. Burime policore bëjnë me dije se atentati kishte në shënjester anëtaret e familjes Capja, pronarë të kompeksit "Univers", 2 vëllezërit e sëcilës mbeten viktima.

Sipas policisë, personat e armatosur kanë shtënë mbi 12 herë me armë tip automatik kallshnikov dhe një pistoletë dhe dyshohet se vrasja është kryer për hakmarrje.

Sakaq në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur forcat speciale Renea, Fnsh e Tiranes, e Fnsh e Fierit.

Policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar menjëherë pas sulmit me automatik. Në rrugët hyrëse e dalëse të qytetit janë ngritur postblloqe.