Disa mijëra apartamente në kryeqytet mbeten prej vitesh të pahipotekuara për shkak se firmat e ndërtimit muk kryejnë veprimet përkatëse në bashki, kanë shkelur lejet përkatëse, apo kanë falimentuar.

Kreu i hipotekave Ilirjan Muho thotë se tashmë është gjetur gjuha e përbashkët me Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që kjo e fundit të kryejë procedurat për regjistrimin e dosjeve të pallateve dhe pajisjen e familjeve me certifikatat e pronësisë.

Muhaj thotë se disa ndryshime të ndërmarra së fundmi në legjislacionin e legalizimeve do bëjë të mundur që qytetarët të mos aplikojnë më pranë hipotekave për marrjen e tapive. Për marrjen e certifikatave të pronësisë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive do të aplikojë ALUIZNI, i cili do u shpërndajë familjeve tapitë pas hipotekimit përfundimtar të shtëpive.

Në një intervistë ekskluzive për "Report TV", Muho shpjegon ndryshimet e fundit në ligjin për regjistrimin e pasurive, që nga transferimi i veprimeve në zyrat e noterëve, deri te krijimi i hartës dixhitale të pronave në Shqipëri.