Surprise Me!

Report TV - Shpërthimi në Pogradec, vdes një i plagosur,rëndë 14-vjeçari

2016-02-07 2 Dailymotion

Është shënuar mbrëmjen e së shtunës viktima i parë e shpërthimit të bombolës së gazit në lokalin e fshatit Beragozhdë në Pogradec. Vasfi Hamolli 52 vjeç ka ndërruar jetë në repartin e djegie plastikës në QSUT ku ishte i shtruar që prej mbrëmjes tragjike të 1 shkurtit si pasojë e plagëve të mëdha në të gjithë trupin, ndërkohë që 14 vjeçari plagosur është në gjendje të rëndë për jetën.<br /><br />26 të plagosur ndodhen në Qëndrën Universitare "Nënën tereza" në kryeqytet nga të cilët 6 i janë nënshtruar një terapie intensive ndërkohë që djali 14-vjeçar Eri Hamolli ndodhet në rrezik për jetën. Këtë fakt e konfirmon shefi i repartit të djegie plastikës Gjergji Belba në nëj prononcim për mediat.<br /><br />Shefi i repartit të djegie plastikës hedh poshtë zërat se familjarëve nuk po i jepet informacioni i duhur për gjendjen e të plagosurve. Në një prononcim për mediat Gjergji Belba thekson se është i rrezikshëm transportimi i të plagosurve jashtë vendit për shkak të gjendjes dhe një arsye tjetër pse nuk bëhet është se anë Europë nuk gjenden klinka të lira.

Buy Now on CodeCanyon