Parlamenti ka miratuar moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve për 10 vjet, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda muajit shkurt. Por prerja e tyre nuk do të ndalohet për të gjithë. Në nenin 3 të projektligjin te siguruar nga Report Tv, parashikohen rastet kur do lejohet prerja e pyjeve.

Banorët e secilës bashki të cilët kanë nevojë për dru për t?u ngrohur do lejohet të presin, por me disa kushte që do përcaktohen nga qeveria. Gjithashtu në rast se ndryshon destinacioni i fondit pyjorë dhe bëhet zonë për investime, do lejohet prerja.

Pyet do priten edhe për të bërë rigjenerimin dhe pastrimin e secilës zonë. Por për të gjitha këto raste do të jenë bashkitë ato të cilat do të monitorojnë procesin.

?Natyrisht moratoriumi nuk mund te realizohet 100% ne praktike per vete arsyen se nevoja e popullsisë për lëndë drusore për ngrohje, nevoja e vete pyllit për t'u pastruar dhe nevojat e shtetit për tjetërsim prone nuk mund të anashkalohen?, - thuhet në relacionin e projektligjit.

Të gjithë personat apo subjektet e tjera që presin pyje pa marrë leje dhe jashtë rasteve të përcaktuara do dënohen me gjobë 50 milionë lekë si dhe do të ndiqen penalisht.
Ndërkohë të gjitha lejet që janë dhënë Nga Ministria e Mjedisit për prerjen e pyjeve do të pezullohen.

Sipas qeverisë një ndër arsyet kryesore që u miratua moratoriumi është pasi, nga viti 2007 deri në 2013-ën ka patur një katastrofë mjedisore ku janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17% e fondit pyjor. Gjithashtu një tjetër shkak është edhe se gjatë 2007-2013 janë dhënë 435 leje për ndërtimin e HEC-ve, të cilat shfrytëzuan një sipërfaqe të madhe pyjore dhe nuk e rehabilituan më pas zonën.