Ministria e Financave ka vendosur të mos ripërtërijë për një dy vjeçar të dytë kontratën e bashkëpunimit me kompaninë britanike ?Crown Agents?, siç qe parashikuar fillimisht.

Megjithëse e vlerëson me nota pozitive bashkëpunimin e deritanishëm me këtë kompani, Ministria ka bërë me dije se kjo kontratë konsulence për administratën doganore mbyllet këtu.

Teksa bën një bilanc të asistencës dy vjeçare të asistencës së ?Croen Agents?, Ministria thotë se falë saj janë realizuar 17000 inspektime dhe janë gjetur 4 500 shkelje.

Gjatë dy viteve të bashkëpunimit ma administratën doganore, në asnjë rast ?Crown Agents? nuk siguroi rritjen prej 90 milionë euro në vit për të ardhurat e premtuara nga kjo kompani në fillim të kontratës.

Madje përkundrazi, u kthyen për një barrë të rëndë në arkën e shtetit. Mbikëqyrësit anglezë, të cilëve qeveria Rama u besoi kontrollin e veprimtarisë së doganave shqiptare, u paguan nga buxheti i shtetit me jo më pak se 4 milionë e 250 mijë euro në vit për dy vjet, të cilat nuk i justifikuan në asnjë moment.

Por sipas Ministrisë së Financave, kontrata me Crown Agents nuk lidhet vetëm me të ardhurat, por se kishte 4 objektiva kryesore që lidheshin me: luftën kundër korrupsionit, me miradministrimin, me elementë që kanë të bëjnë me përmirësimin e performancës dhe burimet njerëzore. Të gjitha këto, sipas Ministrisë do të çonin në një rritje të efektivitetit,që ne shpresonim të përkthehej në të të ardhura më të larta.