Dëmtimi rezervuarit të Malajt në Mirditë privon nga vaditja rreth 1 mijë hektarë tokë bujqësore në këtë zonë.

Stina e verës nuk është larg dhe fermerët e kësaj treve rrezikojnë të mbeten pa punuar tokat, pasi mungesa e ujit po i penalizon prej vitesh.

Kjo problematikë është ngritur nga vetë Kreu i Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj sipas të cilit mungesa e ndërhyrjes prej dekadash në këtë vepër vaditëse ka sjellë këtë situatë.
Ky rezervuar ka dalë tërësisht jashtë funksioni gjatë reshjeve të fundit të shiut, ndërsa ndërhyrja mund të kryhet vetëm gjatë periudhës së verës kohë kur zbrazet plotësisht nga uji.