Pak para se te nisin viziten dy ditore ne Tirane, dy eurodeputetet kukan dhe Fleckenshtein kane mare nje tjeter leter nga e veja e aleks nikes, I vrare ne 21 janar. Rajmonda Nika thote se kjo ceshtje nuk eshte me prioritet. Kukan I pergjigjet se eshte I bindur qe drejtesia per kete ceshtje do te triumfoje.

Ne spitalin e djegie u shenua viktima e pare e tragjedise se pogradecit nga shperthimi I bomboles se gazit. Ai eshte nje nga te plagosurit qe mberiten 1 jave me pare. Ndersa, 6 te tjera ndodhen ende ne reanimacion. Sipas bluzave te bardha, ne gjendje me te rende vijon te jete 14 vjecari Eri Hamolli.

Qeveria shqiptare mbylli zyrtarisht kontraten me kraun ejxhents. Gjithesesi ministria e financave e vlereson te suksesshem bashkepunimin ne disa objektiva, ndersa ne lidhje me te ardhurat, te cilat kane qene poshte pritshmerive, qeveria thote se faktoret qe kane ndikuar po vijojne te analizohen.

Ramush Haradinaj del nga rreshti opozitar dhe neser do te jete ne nje tryeze me kryeministrin Mustafa dhe zevendesin e tij Thaci. Pas nje periudhe te gjate tensionesh dhe krize politike, kreu I AAK-se, ndryshe nga 2 koleget e opozites, ka pranuar ftesen e presidentes per bisedime mbi gjetjen e nje zgjidhje.

Bik Ndoja, kengetari i muzikes popullore shkodrane u nda nga jeta jave me pare. Por shpirti I jareve shkodrane vjen sonte ne intervisten e fundit te tij dhene per Top channel. Ai ndan me ne nje pjese te jetes 90 vjecare, ku dashuria per bashkeshorten dhe kengen zene pjesen me te rendesishme.

Mijra siriane jane nisur drejt kufirit te Turqise, pas intensifikimit te bombardimeve te Rusise ne zonen e Alepos. Bashkimi Europian I kerkoi Ankarase qe te hape dyert per ti pritur ata. Nderkohe brukseli do te nise forca ushtarake ne kufirin mes Greqise dhe maqedonise per te frenuar refugjatet.