Surprise Me!

Report TV - Mimi Kodheli dhe Veliaj thirrje maturantëve të bëhen pjesë e FA

2016-02-08 0 Dailymotion

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryetari i Bashkisë sëTiranës Erion Veliaj u takuan sot me 24 administratorët e njësive administrative të kryeqytetit, lidhur me fushatën e aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i komunitetit dhe sidomos të rinjve, që të marrin në konsideratë rekrutimin në Forcat e Armatosura.

Ministrja Kodheli i kërkoi administratorëve kontakte më të ngushta me të rinjtë në komunitetin që ata administrojnë, me qëllim që në FA të vijnë më të mirët e mundshëm.

Duke folur për reputacionin që sot FA gëzojnë në botë si pjesë e NATO-s, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u shpreh gjithashtu krenar që vinte nga një familje ushtarakësh dhe përgëzoi ministren Kodheli për reformat.

Ai e konsideroi si një mundësi të jashtëzakonshme punësimi, shansin që i jepet të rinjve, si shtresa që vuan më shumë papunësinë.

Duke parë interesimin e madh dhe për t?i dhënë mundësi të gjithë të rinjve që duan t?i bashkohen Forcave të Armatosura, fushata e aplikimeve do të shtyhet deri më 1 mars të këtij viti.

Buy Now on CodeCanyon