TIRANE - Nuk është hera e parë që eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstain vijnë në Shqipëri për të monitoruar ecurinë e zbatimit të proceseve të rëndësishme, por vizita e kësaj të hëne i ka bërë të ikin më optimistë se palet politike do te behen bashke per reformen ne drejtesi si nje proces kyc per integrimin ne BE.<br /><br />Takimet që patën me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha i kanë lënë shijen e mirë dy europarlamentarëve, se liderët politikë janë të gatshëm dhe kanë vullnetin për të realizuar reformën në drejtësi. <br /><br />"Ne sot kemi dëgjuar udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe unë do të largohem që këtu pak më shumë optimist, pra më duhet të pranoj që kemi optimizëm", tha Kukan.