Fati shpetoi nje biznesmen nga fieri nga nje atentat i pergatitur me bombe me telekomande. Bomba ka rene nga makina kur ai po dilte nga garazhi I nje qendre tregtare te populluar ne tirane, dhe pas alarmit, ka qene policia e cila beri shperthimin e kontrolluar. Bomba ishte vene poshte makines me magnet.

Pas vitesh te tera presioni per hapjen e nje burgu te posacem per te vuajtur denimin, te semuret mendore qe kryejne vepra penale, komiteti i helsinkit paralajmeroi ngritjen e nje padie ndaj shqiperise ne strazburg. Mbajtja e ketyre te semureve ne te njejtat burgje eshte nje shkelje e rende e te drejtave te njeriut.

Grupi I shqiptareve qe ndodhen te arrestuar per ngjarjet e Kumanoves ne Maqedoni u njoh me akuzat e prokurorise per terrorizem gjate séances ne gjykaten e Shkupit. Ata I kane mohuar akuzat, ndersa avokati I tyre tha se jane te pafajshem. Po ashtu ai theksoi se procesi eshte I kurdisur.

UEFA ka filluar njoftimet fillestare për fituesit dhe jo fituesit e biletave për ndeshjet e Shqipërisë dhe jo vetëm, në finalet e Francë 2016. Procesi i përzgjedhjes është në bazë të një llotarie, duke qenë se vetëm kërkesat e shqiptareve janë të paktën dyfish, që do të thotë, përfiton biletë vetëm një në dy aplikues.