Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaron se i urova mirëseardhjen anetarëve të rinj të PS-së në Kukës për të rritur dhe shumëfishuar energjitë pozitive në mbështetje të reformave për ndërtimin e Shqipërisë.<br /><br />Deputeti i Partisë Socialistë dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Bushati, në faqen e tij në rrjetin social Facebook, bën të ditur: ?Sot në Kukës me strukturat e Partisë Socialiste për të rritur dhe shumëfishuar energjitë pozitive në mbështetje të reformave për ndërtimin e Shqipërisë së gjeneratës tjetër?.<br /><br />?I uroj mirëseardhjen anëtarëve më të rinj të kësaj partie, të cilët i bashkohen familjes më të madhe politike në Shqipëri?, shprehet Bushati.