Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E vënë në shënjestër të kritikave për mosrealizimin e të ardhurave, administrata doganore duket se është besimplotë për një 2016 të mbarë.
Drejtoresha e Përgjthshme e Doganave e ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe tha se për muajin e parë të këtij viti, janarin, ka një realizim 100% të planit.
Një dorë të fortë në këtë drejtim doganave sipas Pranvera Fagut ia ka dhënë kthimi në normalitet i importit të cigareve e duhanit dhe rritjes së sasisë së importit të karburanteve, si dy nga burimet kryesore të të ardhurave.
Gropën në dogana për periudhën e lënë pas, Fagu e lidh me një sërë faktorësh të jashtëm, por dhe vetë performancën doganore.
Fagu vlerësoi bashkëpunimin me Crown Agents, por një raport përfundimtar mbi bilancin e këtij bashkëpunimi tha se do të dalë në ditët në vijim.

Për më shumë klikoni në