Ekskluzive. Report TV siguron videon dhe fotot e makinës së biznesmenit Nuredin Suli në momentin që ai zbuloi pakon me lëndë eksplozive në parkingun e qëndrës tregtare Kristal.Një ditë më parë Suli zbuloi se atij i ishte ngritur një atentat me lëndë shpërhyese por që fatmirësisht u krye shpërthim i kontrolluar në kohë nga policia

Në video shihet qartë momenti teksa Suli po dilte nga parkimi dhe pakoja ka rënë sic shihet ne foto brenda rrethit të kuq
Sapo mjeti tip Benz ka filluar te lëvize për të dalë nga garazhi i qendrës tregtare 300 grame eksploziv C4 i lidhur me një celular, ra nga vendi, ku ishte vendosur prej autoreve.

Menjëherë sapo u konstatua pako me lenden shpërthyese, policia berri rrethimin e vendit te ngjarjes. Shihni pamjet.