Kërkesa për moratorium 3 vjeçar për ndërtimin e hidrocentraleve është përsëritur sërish sot gjatë një protestë të oprganizuar nga aktivistë në mbrojtje të lumenjve. Protesta është shoqëruar edhe me tensione mes protestuesve dhe organizatorëve.<br /><br />Një tjetër protestë në mbrojtje të lumenjve dhe kundër ndërtimit të hidrocentraleve është zhvilluar sot në Tiranë nga aktivistët në mbrojtje të lumenjve të cilët kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për moratorium 3 vjeçar.<br />Protesta është zhvilluar mes tensionesh në një kohë kur po mbahej konferenca Hidrotech Albania në të cilën qeveria ftoi investitorët e huaj të përdorin burimet ujore të shqiptare për të prodhuar energji.<br />Kjo është e disata herë që zhvillohet një protestë e tillë me qëllim shmanien e ndërtimit të heceve mbi rrjedhën e lumenjve e kryesisht atë të lumit vjosë.