Numri i dy i qeverisë niko Peleshi sqaron sesi do të zgjidhet në kongres ngërçi për kryetarin e partisë. Ai paralajmëron gjithashtu mbledhjen e një asambleje kombëtare para kongresit të 19 marsit për të miratuar një sërë dokumentash që do të hidhen në votë në kongres.

?Një grup në PS po merret me ndryshimet në statut. Jemi në një proces zgjedhor në zbatim të statutit. Nga kjo fundjavë zgjidhen delegatët ?1 anëtar 1 votë?. Kongresi do vendosë për draftin e grupit të punës. Jemi në një proces ristrukturimi?, tha ai.

Peleshi komenton gjithashtu dhe fraksionin Blushi-Dade-Hafizi duke theksuar gjithashtu se Asambleja s?ka lidhje me kërkesën e Dades, e përsa i përket letrës së deputetes për të, kjo është demokracia në parti.

"Lidhur me Hafizin dhe blushin, çdo kush është i lirë. Kjo është demokracia, ne jemi parti demokratike. Gjithkush është i lirë të ketë medimet e veta"-tha Peleshi