Surprise Me!

Report TV - Zgjidhen 336 delegatët e parë për Kongresin e PS-së për 4 qarqe

2016-02-14 1 Dailymotion

Më shumë se 34 mijë anëtarë të PS në katër qarqe të vendit zgjodhën të shtunën 336 delegatë të cilët do të përfaqësojnë bazën e Partisë Socialiste në qarqet: Korçë, Elbasan, Fier dhe Berat, në Kongresin që do të mbahet në muajin mars.

5 mijë anëtarë të PS-së në qarkun e Beratit zgjodhën zgjodhën 49 delegatë. Nga qarku i Elbasanit u zgjodhën 87 delegatë nga votimi i
8 mijë e 800 anëtarë. 12 mijë anëtarët e PS në Fier përzgjodhën 118 delegatët që do ti përfaqësojnë në Kongresin e marsit. Zgjedhje u zhvilluan edhe në Korçë kur u zgjodhën 82 delegatët e këtij qarku.

Në zgjedhjet e ditës së shtunës konkurruan afro 1000 kandidatë për të propozuar nga anëtarësia e partisë në 23 bashki, në përbërje të të cilave janë 151 njësi administrative.

Sipas kritereve të përcaktuara 50 përqind e përfaqësuesve në Kongres do të jenë gra dhe një e treta e tyre janë të moshës 18 - 25 vjeç.

Në ditët në vijim zgjedhje do të zhvillohen edhe në qarqet e tjera.

Partia Socialiste e Tiranës dhe Durrësit do të votojë në 20 shkurt, ndërsa Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra do të votojnë në 27 shkurt.

Në këtë proces do përfshihen 122 mijë anëtarë të 12 qarqeve të Shqipërisë.

Buy Now on CodeCanyon