Jeta e familjes Krasniqi nga fshati Orçikël i njësisë administrative Zapod të Kukësit është tepër e rëndë në këtë dimër të ftohtë.

Kjo familje jeton në kushte ekstreme kur varfëria dhe fatkeqësitë bashkëjetojnë në një strehë.

Sikur të mos mjaftonte kjo kryefamiljarit, i duhet të përkujdeset edhe për tre vëllezërit dhe dy motrat e tij.

Ata janë persona me aftësi të kufizuar mendore. Ndërkohë në të njëjtën strehë, Luani jeton bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

Pa punë dhe me rreth 500 mijë lekë të vjetra të ardhura që i merr nga pagesa e paaftësisë për pesë invalidët Luani thotë, se ata kanë nevoja të madhe për bazë materiale ndërsa edhe çështja e strehimit është shumë e rëndë. Në këto kushte ai apelon për ndihmë tek shteti.

Hallet e kësaj familje nuk është vetëm varfëria dhe banimi. Tre fëmijët e Luanit për ta ndihmuar babin që përkujdeset çdo ditë për vëllezërit dhe motrat kanë braktisur edhe shkollën .

Problemet e Luan Krasniqit, filluan ne vitin 2010 kohë kur nga jeta u ndan dy prindërit e tij të cilët ishin përkujdesur për vëllezërit dhe motrat që për shkak edhe të problemeve të kufizuara mendore nuk janë të aftë të përkujdesen për veten.